
3
Flow është reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani dhe prej disa vitesh sjell këngë hite.
Së fundmi, ai ka publikuar këngën e tij më të re me titull “High”, e cila po pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe ka marrë shumë vëmendje në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Në këtë projekt, Flow vjen me një stil të ri dhe të veçantë, duke ndezur rrjetin me komente pozitive dhe reagime të shumta.
Beati, teksti dhe producimi i këngës janë krijuar nga Granit Gashi, ndërkaq videoklipi është punuar nga XL Films.
ks