Lajme

Forcat Operacionale rrethojnë makinën, momenti i arrestimit të Ergys Agasit në Durrës (Video)

Këto janë momentet kur Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit arrestojnë Ergys Agasin në zonën e Plepave në Durrës.

Në pamje shihet se si makinat dhe motorët e policisë rrethojnë automjetin me të cilin udhëtonte Agasi, i shoqëruar nga ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.

Forcat e Policisë ndërhyjnë dhe u vendosin prangat të dy personave.

Arrestimi i Agasit u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me SPAK-un.

Të Ngjashme