Lajme

Forcat ushtarake të Izraelit shkatërrojnë rrjetin e tuneleve të Hamasit

Lajmi është konfirmuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Ata deklaruan se kanë shkatërruar rrjetin e tuneleve të Hamasit, në brigjet e Rripit verior të Gazës.

Sipas mediave të huaja trupat e brigadës së 14-të të blinduar së bashku me njësinë elitare të inxhinierëve luftëtarë Yahalom, bastisën hotelin që mendohet se është përdorur nga njerëzit e Hamasit për të sulmuar trupat izraelite në fillim të muajit nëntor.

Ushtarët zbuluan të paktën shtatë boshte tunelesh në zonën e hotelit, që të çonin në një rrjet nëntokësor korridoresh ku ishin fshehur njerëzit e Hamasit, njofton IDF. Gjithashtu theksohet se nga forcat izraelite në këto tunele u zbuluan pushkë, pajisje shpërthyese dhe dronë të përdorur nga Hamasi në hapësirën e nëndheshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo