BBV

Forcohen lidhjet Kosovë–Iowa: Dugolli takohet me sekretarin Pate

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, u takua në Ambasadë me sekretarin e shtetit të Iowas, Paul Pate, së bashku me delegacionin e tij.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta dhe miqësore ndërmjet Shtetit të Iowas dhe Republikës së Kosovës, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Mes të tjerash, në njoftimin e Ambasadës thuhet:

“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të mirëpresë në Ambasadë Sekretarin e Shtetit të Iowas, z. Paul Pate, së bashku me delegacionin e tij. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shtetit të Iowas dhe Kosovës, si dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të ndryshme. Ambasadori Dugolli dhe Sekretari Pate ripohuan se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal, e promovimin e vlerave demokratike, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e veçantë ndërmjet dy vendeve.”

Të Ngjashme