Lajme

Formimi i qeverisë, reagon Ambasada italiane

Ambasada e Italisë në Republikën e Kosovës ka reaguar pas formimit të qeverisë, gjë që zhbllokoi situatën politike në vend.

Ambasada përgëzoi Albulena Haxhiun për marrjen e kryesisë së Kuvendit dhe Kurtin për riemërim në krye të qeverisë

“Progresi i Kosovës varet nga institucione të forta dhe të qëndrueshme që mund të çojnë përpara reformat dhe të forcojnë më tej perspektivën e saj evropiane. Ne mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të thellojmë partneritetin tonë.

U urojmë atyre suksese në përgjegjësitë e tyre të reja” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Të Ngjashme