Lajme

Foshnja ndërron jetë gjatë lindjes në Gjakovë – rasti nën hetim

Një rast tragjik është raportuar në Gjakovë, ku një foshnjë ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 6 korrik, rreth orës 12:30.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekipet relevante hetimore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante.