Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me disa fotografi provokuese nga pushimet luksoze në Turks and Caicos.
Artistja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, ku shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj të bujshme trupore dhe atmosferën relaksuese të pushimeve tropikale.
“Me varrosni në Turks”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke lënë të kuptohet se po e shijon maksimalisht këtë destinacion luksoz.
Përveç momenteve nga pushimet, Rexha po shijon edhe suksesin e projekteve të saj më të reja muzikore. Katër këngët e para të albumit të saj në ardhje, Dirty Blonde, tashmë janë publikuar dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Bëhet fjalë për këngët I Like You Better Than Me, Çike Çike, New Religion dhe Hysteria, të cilat kanë grumbulluar reagime pozitive dhe interes të madh nga fansat në mbarë botën.
Albumi i plotë pritet të publikohet më 12 qershor, ndërsa deri atëherë këngëtarja duket se po kombinon në mënyrë perfekte suksesin profesional me pushimet luksoze në Karaibe. /Telegrafi
View this post on Instagram A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)
