ShowBizzz

FOTO/ Bella Hadid pozon për “Victoria’s Secret”, zbulon trupin perfekt

Bella Hadid ka pozuar me një set të brendshmesh për xhirimet e reja të Victoria’s Secret, duke zbuluar trupin e saj të tonifikuar.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, e shohim teksa pozon para kamerës duke treguar trupin e saj pa asnjë defekt.

Në hapat e saj të parë, supermodelja 26-vjeçare sfiloi në sfilatat e Victoria’s Secret, në 2016 në Paris, në 2017 në Shangai dhe më pas në 2018 në Nju Jork.

Në një intervistë të publikuar në fund të vitit 2021, Bella zbuloi pse u rikthye në Victoria’s Secret.

“Ajo që më bëri të kthehesha ishte se ata erdhën tek unë dhe më treguan me të vërtetë se, në prapaskenë, Victoria’s Secret ka ndryshuar kaq drastikisht”, tha ajo për Marie Claire. “Kishte një lloj mënyre që, mendoj unë, e ndjenim shumë nga ne femrat që punonim me Victoria’s Secret”, tha motra e saj e vogël Gigi Hadid.

“Dhe tani, gjashtë nga shtatë anëtarët e bordit të VS janë të gjitha gra. Edhe ka protokolle të reja fotografike që kemi. Kështu që shumëçka ka ndryshuar”./abcnews.al