Victoria dhe David Beckham sot festojnë 25 vjet martesë.
50-vjeçarja dhe ish-futbollisti 49-vjeçar pozuan para kamerës të veshur me veshjet ikonike nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në Kështjellën Luttrellstown në Irlandë dhe kushtoi pothuajse 1 milion paund.
Victoria nxori nga garderoba e saj fustanin vjollce mahnitëse Antonio Berardi me lule në jakë, të cilën e kombinoi me të njëjtat sandale argjendi që kishte veshur në dasmë. Davidi veshi sërish kostumin e tij lejla, të cilin e kombinoi me këpucë kamoshi në të njëjtën ngjyrë.
Të dy u ulën në karrige të artangjyrë vjollce. Në mbishkrimin që shoqëronte postimin, ata shkruan: “Shiko çfarë gjetëm”.
Davidi disa vite më parë i ishte referuar zgjedhjes së ngjyrës që kishin bërë për ceremoninë e dasmës, duke thënë se ai vetë dukej si protagonistët e filmit Idiot and the Dumber, duke shtuar se “nuk e dinte se çfarë po mendonte” kur zgjodhi ato rroba.