Ky ishte Arben Ahmetaj në prill 2010. Eshtë një foto e nxjerrë nga militantet e Partisë Socialiste, kur ish-zv,kryeministri Ahmetaj gjendej në grevën e urisë. Një foto arkivë e papublikuar më parë që rivjen sot për publikun në dritën e zhvillimeve të reja për vetë Arben Ahmetaj, raporton newsbomb.al.
Sot mbushen plot 6 muaj që Arben Ahmetaj mungon në parlamentin e Shqipërisë pa arsye, dhe për këtë shkak ai do të humbë mandatin e deputetit. I takon komisionit të verifikimit të mandateve të shpallë vakancën në parlament pas heqjes së mandatit të deputetit ndaj Arben Ahmetajt, ndërkohë që pritet të zëvendësohet me një tjetër deputet të listës. Radha i takon Dallëndyshe Bicit e menjëherë pas saj është juristi Plarent Ndreca.
Ndërkohë foto që po publikojmë sot është nga greva e urisë së PS në prillin e 2010 gjatë protestave kundër qeverisë “Berisha”: hap kutitë ose largohu.
Socialistët pretenduan manipulim të zgjedhjeve nga ana e ish-kryeministrit Berisha dhe pas kësaj hynë në një grevë urie të zgjatur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grevë që zgjati nga 30 prilli 2010 deri në 19 maj të po të njëjtit vit, kur në restorantin Crocodile u arrit marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës. Opozita e drejtuar nga Rama atëkohë, pretendoi për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2009. /newsbomb.al/
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo