LifeStyle

FOTO – Fustani i Emma Stone, me të cilin shkëlqeu në Oscar, u qep për 600 orë

Në tapetin e kuq, Emma Stone pozoi me një fustan të shndritshëm argjendi me mëngë të shkurtra që dukej sikur ishte bërë prej argjendi të lëngshëm.

Fustani që Emma Stone veshi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar të këtij viti u realizua për 600 orë.Aktorja njihet për veshjen e shpeshtë të krijimeve të shtëpisë franceze të modës Louis Vuitton në tapetin e kuq ceremoninë e mbajtur në “Dolby Theater” në Los Angeles, raporton Zaphetna.hr.

Një fustan që duket si argjend i lëngshëm

Fituesja e dyfishtë e çmimit Oscar , e cila u nominua këtë vit për aktoren më të mirë protagoniste për filmin “Bugonia” me regji të Yorgos Lanthimos, mbante veshur një fustan mbrëmjeje të gjatë dhe elegant që nxirrte në pah figurën e saj femërore.Ajo pozoi në tapetin e kuq me një fustan të shndritshëm argjendi me mëngë të shkurtra që dukej sikur ishte bërë prej argjendi të lëngshëm.

Fustani është bërë sipas masës dhe ka një shpinë të hapur thellë, si dhe është zbukuruar me një numër të madh rruazash të vogla. Procesi i qepjes së rruazave me dorë dhe përfundimit të të gjithë krijimit zgjati rreth 600 orë.

Prerja e fustanit ndjek vijën e trupit dhe zgjerohet pak në pjesën e poshtme, duke lënë përshtypjen e elegancës dhe sofistikimit minimalist.

Detajet e diamantit

Ajo e kompletoi stilimin me bizhuteri diamanti – vathë dhe unaza nga shtëpia italiane “Repossi”, të cilat kombinoheshin në mënyrë perfekte me fustanin e argjendtë.

Image

Të Ngjashme