Lajme

FOTO/ I riu shqiptar ndiqet nga policia, hedh nga makina 4 kg kokainë! Çfarë ndodhi në Belgjikë

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Belgjikë gjatë një operacion kundër trafikut të drogës.

Sipas mediave vendase operacioni u zhvillua më 3 shtator në zonën e Rivierenland, në Mechelen. Ndërsa 22-vjeçari shqiptar u ndoq nga policia pasi ai refuzoi që të ndalonte.

Gjatë ndjekjes nga policia ai hodhi nga xhami i makinës një ngarkesë prej 4 kg kokaine të pastur, me vlerë tregu rreth 200 mijë euro.

Gjatë kontrollit të parë, 22-vjeçari me origjinë shqiptare u soll me nervozizëm dhe tregoi një histori jokoherente për praninë e tij në rajon.

Për të vijuar kontrollin në mënyrë të sigurt dhe pa krijuar trafik, policia i kërkoi të riut të parkojë automjetin e tij disa metra më tutje. Edhe pse ai u përgatit ta bënte këtë, shtoi befasisht shpejtësinë dhe u largua”, raporton media, duke iu referuar burimeve zyrtare.

Pas ndjekjes mjeti u lokalizua në zonën e Europalaan, por i riu flaku çantën sportive, që brenda përmbante dy pako të mëdha, me nga dy kg secila kokainë, tashmë e sekuestruar.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, është arrestuar dhe dërguar në gjykatë, ku mori masën “arrest me burg” deri në fund të procesit hetimor.