Pas elegancës së rafinuar të Neë York City, energjisë ekscentrike të Londrës dhe shkëlqimit të Milan, vëmendja e botës së modës zhvendoset tani në Paris.
Kjo javë është ekzaltuese për adhuruesit e modës dhe kjo ndihet qartë edhe në rrugët e qytetit.
Me ndryshimet në shtëpi të mëdha mode si Dior, Balenciaga dhe Chanel që vazhdojnë të ndikojnë drejtimin e industrisë, të ftuarit e sfilatave po e reflektojnë këtë frymë edhe në stilin e tyre.
Veshjet në rrugët e Parisit duket sikur zhvillojnë një dialog të drejtpërdrejtë me atë që ndodh në pasarela.
Ndërsa influencues, redaktorë mode dhe stilistë mblidhen në kryeqytetin francez për të parë nga afër koleksionet e sezonit të ardhshëm, energjia e Paris Fashion Week ndihet në çdo cep të qytetit.
Dhe ndërsa Java e Modës vazhdon, ne, si gjithmonë, po ju sjellim kombinimet tona të preferuara deri tani.
FOTO GALERI:

