LifeStyle

Foto me fanellën e Realit, e dashura e Endrick i mahnit të gjithë

Gabriely Miranda është partnerja e Endrick dhe imazhet e saj me fanellën e dytë të Real Madridit janë bërë “virale”.

Miranda ka pozuar me bluzën portokalli, me emrin dhe numrin e Endrick në shpinë.

Image

Këto foto kanë bërë që tifozët e Real Madridit të bien në “dashuri” me të.

Gabriely Miranda është 24 vjeçe. Ajo tashmë ka pozuar edhe me fanellën e parë të Real Madridit.

Image

E bëri këtë në ditën e debutimit të Endrick me skuadrën e bardhë në një miqësore në SHBA.

Partnerja e Endrick udhëtoi drejt Çikagos për të mbështetur lojtarin e ri brazilian, siç bëri edhe në prezantimin e tij në “Santiago Bernabéu”.

Image

Modelja ka punuar me marka të rëndësishme në botën e modelingut.

Përveç kësaj, ajo është fanse e madhe e Palmeiras dhe kjo e ndihmoi të takonte Endrick, të fillonin lidhjen e tyre.