ShowBizzz

FOTO/ Nga eleganca klasike te guximi në stil, yjet që morën vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Pas ndalesave në Nju Jork, Londër dhe Milano, fokusi i botës së modës është përqendruar në Paris, ku po mbahet një nga aktivitetet më të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

Kryeqyteti francez ka rikthyer atmosferën e tij të famshme të modës, ndërsa emra të mëdhenj si Chanel, Celine, Dior dhe Louis Vuitton po zbulojnë koleksionet e reja përmes prezantimeve spektakolare.

Vëmendja nuk përqendrohet vetëm te modelet dhe pasarelat. Të ftuarit VIP janë një tjetër element kryesor i këtij eventi, pasi personazhe të njohura nga kinemaja, muzika, sporti dhe showbiz-i bëhen pjesë e spektaklit me çdo paraqitje të tyre në rreshtin e parë.

Parisi është shndërruar kështu në një skenë ku përballen stilet elegante e të përmbajtura me zgjedhje më të guximshme, duke treguar se moda vazhdon të krijojë momente të rëndësishme edhe jashtë pasarelave.

Java e Modës në Paris është ende në ditët e para, ndërsa në vijim priten të mbërrijnë në kryeqytetin francez edhe yje të tjerë, duke rritur pritshmëritë për paraqitjet e tyre.

Të Ngjashme