Lufta më e madhe e ushqimit në botë – La Tomatina – është kthyer.
La Tomatina nisi për herë të parë në vitin 1945 dhe në ditët e sotme tërheq njerëz nga e gjithë bota. Këtë vit, festa ishte e kufizuar në vetëm 22 mijë pjesëmarrës.
Ngjarja vjetore e gjuajtjes me domate zhvillohet në Buñol, afër Valencias në Spanjë.
Domatet e përdorura si municion, nuk janë të përshtatshme për t`u konsumuar nga njerëzit, kështu që nuk ka vend për të folur mbi shpërdorimin e ushqimit.
/tiranapost