ShowBizzz

FOTO/ Nga skenat e botës drejt altarit të dashurisë, Dua Lipa i jep fund beqarisë

Vajza jonë shqiptare sapo ka hedhur hapin më të madh, atë të martesës. Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore dhe krenaria e shqiptarëve, Dua Lipa, ka nisur një kapitull të ri. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj të madhe me aktorin britanik, Callum Turner, në një ceremoni intime dhe elegante që u zhvillua sot në Londër.

Mes emocioneve, buzëqeshjeve dhe pranisë së njerëzve më të afërt, çifti shkëmbeu betimet në Bashkinë e Old Marylebone, duke i dhënë zyrtarisht fund statusit të beqarisë dhe duke nisur rrugëtimin e tyre si bashkëshortë.

Të lidhura

None found

E bukura Dua rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj të sofistikuar, e veshur me të bardha, ndërsa plot hijeshi mbante në duar doreza elegante dhe një kapelë që i jepte një prekje klasike pamjes së saj. Në krah të saj qëndronte Callum Turner, i veshur me një kostum blu të errët dhe kravatë në të njëjtën nuancë, duke kompletuar në mënyrë perfekte një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.

Pas ceremonisë, të afërmit dhe miqtë më të ngushtë të çiftit u rreshtuan në shkallët e Marylebone Registry Office, ku i pritën të sapomartuarit me duartrokitje dhe konfeti shumëngjyrëshe. Nën atmosferën festive dhe mes urimeve të ngrohta, çifti u largua me një taksi tradicionale londineze, duke shijuar momentet e para si burrë dhe grua.

Megjithatë, kjo ceremoni e thjeshtë ishte vetëm fillimi. Sipas raportimeve, Dua dhe Callum po përgatiten për një tjetër festë madhështore, e cila do të zgjasë tre ditë dhe do të mbahet në Siçili, ku pritet të mblidhen emra të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë.

Në listën e të ftuarve thuhet se figurojnë artistë të njohur të skenës ndërkombëtare, ndërsa nuk mungojnë as spekulimet për surpriza të veçanta muzikore. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se organizimet janë menduar deri në detaj, me ambiente luksoze të rezervuara posaçërisht për këtë ngjarje që pritet të jetë një nga dasmat më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it.

Nga skenat më të mëdha të botës deri te dita e saj më e veçantë personale, Dua Lipa vazhdon të shkëlqejë. Këtë herë jo me një hit të ri muzikor, por me historinë e bukur të dashurisë që tashmë është kurorëzuar me martesë.

Një detaj që ka ngjallur kuriozitet të madh lidhet me fustanin e nuses. Sipas raportimeve, stilisti i famshëm francez Simon Porte Jacquemus, themeluesi i markës së njohur Jacquemus, besohet se ka krijuar të paktën një prej fustaneve që Dua do të veshë gjatë festimeve të dasmës, duke e bërë paraqitjen e saj edhe më të shumëpritur nga mediat dhe fansat.

Historia e dashurisë së çiftit ka qenë një nga më të komentuarat në shoëbizin ndërkombëtar. Lajmi për fejesën e tyre u bë publik në fund të vitit 2024, kur Callum Turner i propozoi martesë Duas pas rreth një viti lidhjeje. Më vonë, vetë këngëtarja e konfirmoi fejesën në një intervistë për British Vogue, duke folur hapur për emocionet që po përjetonte.

Në atë kohë, Dua po përmbyllte turneun e saj gjigant “Radical Optimism”, me 81 koncerte dhe sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Duke folur për planet e martesës, ajo kishte rrëfyer se po shijonin periudhën e fejesës pa nxituar drejt altarit.

“Dua të përfundoj turneun tim dhe Callum të mbyllë angazhimet e tij profesionale, ndaj po e shijojmë këtë periudhë”, ishte shprehur artistja.

Madje, ajo kishte treguar se kurrë nuk kishte qenë personi që ëndërronte për dasmën apo për ditën kur do të bëhej nuse.


“Nuk kam qenë kurrë dikush që e ka menduar shumë martesën apo se çfarë lloj nuseje do të isha. Papritur e gjeta veten duke menduar: ‘Çfarë do të vesh?’”, kishte thënë ajo me humor.

Megjithatë, përtej ceremonisë dhe detajeve luksoze, ajo që e emociononte më shumë këngëtaren ishte vetë kuptimi i martesës.

“Vendimi për t’u plakur së bashku, për të ndërtuar një jetë të re dhe për t’u bërë miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë jashtëzakonisht e veçantë”, kishte rrëfyer Dua.

Një nga detajet më prekëse të historisë së tyre lidhet me unazën e fejesës. Këngëtarja zbuloi se Callum e kishte dizajnuar posaçërisht për të, duke u konsultuar me motrën e saj, Rinën, e cila pritet të ketë një rol të veçantë në ceremonitë festive si një nga shoqërueset e nuses.

“Jam e fiksuar pas saj. Është kaq shumë unë. Është e mrekullueshme të dish se personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës të njeh kaq mirë”, ishte shprehur ajo.

Ashtu si mikja e saj e ngushtë, Charli XCX, edhe Dua zgjodhi që fillimisht të formalizonte martesën në një ceremoni civile në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të festojë me një organizim luksoz jashtë vendit.

Të Lidhura:

  1. FOTO/ ”Jeta sa vjen e bëhet më e mirë”, me bikini portokalli, Dua Lipa feston ditëlindjen
  2. Dua Lipa gërmon 500 ton tokë në shtëpinë së saj në Londër, arsyeja mund t’ju habisë
  3. Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar, tani papritmas….
  4. Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Të Ngjashme