Prej javësh në media po qarkullojnë lajmet se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës. Këto aludime nisën pasi trevjetori i vajzës ata i gjeti jo pranë njëri-tjetrit.
Madje ndryshe nga dy ditëlindjet e para, ata nuk ndan urim të përbashkët për të voglën e tyre, shoqëruar me një foto familjare. Fill pas kësaj u vu re një tjetër detaj, pasi princi kishte hequr nga Instagrami Elian dhe fotot me të. Ndryshe prej tij, aktorja ende e ndjek dhe po ashtu ka në mediat sociale statusin e saj si “HRH Princess Elia”.
Princi ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj bëri në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një ndarje.
Dhe pas Princit, së fundmi Panoramaplus.al ka fotografuar në rrugët e Tiranës, Elia Zaharian nën shoqërinë e mamasë së saj, aktores së njohur, Yllka Mujo. Ajo shihet pa unazën e martesës, duke konfirmuar ndarjen në këtë mënyrë.