LifeStyle

FOTO/ Pasi konfirmoi romancën e re të dashurisë, Bes Kallaku poston foton e parë pranë partneres

Aktori dhe këngëtari i njohur Bes Kallaku teksa konfirmoi zërat që qarkullonin për një romancë të re, ka publikuar së fundmi edhe një imazh pranë të dashurës së tij, Ejonës.

Megjithatë, edhe këtë herë, Besi ka zgjedhur të ruajë mister identitetin e saj. Në foton e postuar në Instagram, e realizuar bardhë e zi, në të cilën Besi shihet teksa përqafon partneren, fytyra e saj nuk dallohet, por ajo që mund të dallohet lehtësisht është ngjyra e flokëve të saj, që duket se është bjonde.

Vetëm pak ditë më parë, ai ngjalli kureshtje te fansat pas shfaqjes së një tatuazhi të ri në dorën e tij, ku shkruhej: “Ejona 25.12.2025

Trëndafil në kohë lufte”.

Misteri u zbulua nga vetë artisti, i cili gjatë një koncerti vendosi të bëjë publike ndjenjat e tij dhe personin që sipas tij i ka rikthyer buzëqeshjen.
“Jini falënderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, por kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Meqë më keni pyetur aq shumë për tatuazhin që kam bërë, dua të falënderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”, u shpreh aktori.

Kujtojmë që Bes Kallaku prej disa vitesh pati një raport dashurie me këngëtaren Xhensila Myrtezaj i cili vetëm disa muaj më parë përfundoi në divorc.

Vetë aktori në një intervistë deklaroi se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht tek e tashmja.

Të Ngjashme