ShowBizzz

FOTO/ Penelope Cruz tërheq vëmendjen në rrugët e Madritit

Penelope Cruz filmoi një reklamë në një fermë lulesh në një rrugë të Madridit dhe tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve.

Aktorja 49-vjeçare kishte veshur një fustan jeshil. Ajo e kompletoi look-un e saj duke veshur një palë këpucë me taban me ngjyrë të gjelbër të çelur. Për xhirimet, aktorja e njohur u pa e rrethuar nga disa lule të bukura dhe shumëngjyrëshe në një tezgë tregu në kryeqytetin spanjoll.

TS Poll - Loading poll ...

Penelope Cruz së bashku me Scarlett Johansson janë në bisedime për të punuar me Michael Fassbender dhe Owen Wilson në një film të Netflix të drejtuar nga Nancy Meyers. Filmi me buxhet të madh aktualisht titullohet Paris Paramount.

Burimet thonë se marrëveshjet e aktorëve për Paris Paramount ende nuk janë nënshkruar pasi buxheti i projektit është ende duke u përpunuar. Ndërkohë, Netflix nuk e ka komentuar lajmin./abcnews.al