Kuriozitete

FOTO/ Piloti lë punën dhe e kthen avionin në një shtëpi luksoze

Jhon KotWicki, instruktor fluturimi dhe ish-pilot, ka arritur të realizojë një ëndërr të pazakontë duke e kthyer një avion mallrash jashtë shërbimit në një shtëpi plotësisht funksionale.

Avioni DC-6, i ndërtuar në vitin 1956, u shndërrua pas muajsh pune intensive në një banesë unike në mes të natyrës së Alaskës.

Për dekada me radhë, DC-6 ishte përdorur për transportimin e furnizimeve dhe karburantit drejt fshatrave të largëta të Alaskës. Pas daljes nga përdorimi, avioni përfundoi në pronën 14-hektarëshe të KotWickit në Big Lake.

Sipas mediave amerikane, ai e pa avionin si ‘materialin perfekt’ për të krijuar një përvojë jetese krejt ndryshe.

Procesi i transformimit nuk ishte i lehtë. Gjatë katër ditëve, Kotëicki e çmontoi avionin duke përdorur sharra dhe prerëse plazme, për ta kthyer më pas në një apartament me dy dhoma gjumi.

Sfida më e madhe ishte izolimi i strukturës prej alumini për t’i përballuar temperaturat ekstreme të Alaskës. Një përpjekje fillestare me fibër xhami dështoi, pasi lagështia grumbullohej brenda dhe krijonte kushte tropikale.

Zgjidhja erdhi përmes kombinimit të shkumës poliuretani, izolimit dhe mbulesave PVC, si dhe instalimit të një sistemi ventilimi mekanik. Ky sistem largon ajrin e ftohtë nga bishti i avionit dhe nxjerr jashtë ajrin e ngrohtë e të lagësht.