ShowBizzz

FOTO/ Postim misterioz i Ilnisa Agollit ndez aludimet për një romancë të re pas ndarjes nga Meritoni!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Ilnisa Agolli, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili ka ngritur dyshime për një zhvillim të ri në jetën e saj sentimentale.

Gazetarja ka publikuar në Instastory një fotografi bardh e zi nga një darkë në një ambient restoranti. Edhe pse në pamje nuk shfaqet personi që e shoqëron, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve – duart e saj pranë një personi tjetër.

Të lidhura

None found

Postimi ka mjaftuar që të nisnin aludimet për një lidhje të mundshme të re. Megjithatë, Ilnisa ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit që ndodhet përballë saj dhe nuk ka dhënë asnjë reagim apo sqarim lidhur me këtë moment.

FOTO/ Postim misterioz i Ilnisa Agollit ndez aludimet për një

Heshtja e saj ka shtuar më shumë kuriozitetin, ndërsa ndjekësit po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një histori të re dashurie apo thjesht për një dalje mes miqsh.


Ky postim vjen disa kohë pas ndarjes së saj nga Meriton Mjekiqi, me të cilin nisi një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 3”. Pas përfundimit të asaj romance, Ilnisa ka qenë më e rezervuar për jetën e saj private dhe nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të re.

Për momentin, mbetet ende e paqartë nëse personi misterioz në fotografinë e fundit është partneri i ri i Ilnisës apo thjesht një shoqërues i saj

Të Ngjashme