Shakira ka publikuar rikrijimin e një fotografie të viteve 1997 duke mahnitur ndjekësit me pamjen e saj. Fotografia ka të bëjë me fillimet e karrierës së këngëtares e ulur përpara një kompjuteri të vjetër ndërsa versioni i dytë i saj shumë i ngjashëm bëri bujë në rrjetet sociale.
Përkrah fotos së re, Shakira shkroi: “Kam ndjesinë se e kam parë këtë më parë”. Fotografia origjinale u realizua në redaksinë e gazetës kolumbiane “El Heraldo”, në periudhën kur Shakira nisi të bëhej e njohur në skenën muzikore.
Në imazhin e publikuar gjatë viteve 90 përdoruesit e internetit vunë re se kompjuteri në foto ishte i fikur duke e përdorur imazhin për humor në fillimin e përhapjes së rrjeteve sociale Në imazhin e publikuar gjatë viteve 90 përdoruesit e internetit vunë re se kompjuteri në foto ishte i fikur duke e përdorur imazhin për humor në fillimin e përhapjes së rrjeteve sociale dhe teknologjisë.
Rikrijimi i fotos shkaktoi reagime të shumta ndërkohë që ndjekësit pohuan se këngëtarja nuk kishtë ndryshuar në këto 30 vite.

