ShowBizzz

FOTO/ Si dy pika uji, ngjashmëria e madhe e Mbretëreshës Kamila me motrën e saj

Ndeshjet e Wimbledon vazhdojnë dhe anëtarët e familjes mbretërore nuk reshtin së qeni prezencë. Pak orë më parë, Mbretëresha Kamila u kap sërish në Royal Box, por jo me Mbretin Karli III.

Këtë herë ajo zgjodhi si shoqëruese motrën e saj të dashur Annabelle Elliot. Dy motrat kanë marrë pjesë shumë herë në turneun e përmendur së bashku në vitet e mëparshme dhe duan të kalojnë kohë së bashku. Annabelle ishte gjithashtu një nga shoqërueset e Kamilës në kurorëzimin me mediat ndërkombëtare që nuk pushuan së foluri për të.

Megjithatë, siç shihet, në paraqitjen e tyre të përbashkët së fundmi, dy motrat duken si dy pika uji. Edhe pse kanë stile të ndryshme, tiparet e fytyrës, ngjyrat e flokëve, janë të njëjta!

Annabelle është fëmija i dytë në familje. E lindur më 2 shkurt 1949, ajo dhe Kamila kishin një vëlla më të vogël Mark, i cili vdiq papritur në vitin 2014. Në vitin 1972, Annabelle u martua me Simon Elliott me të cilin qëndruan së bashku deri në vdekjen e tij këtë vit në 2023. Çifti kishte 3 fëmijë, dy vajza, Alice dhe Catherine, dhe një djalë, Ben Elliott.

Annabelle punon si dizajnere e brendshme dhe shitëse antike. Pas studimeve për Arte në Firence, ajo filloi biznesin e saj në zonën ku operon. Ajo ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e saj dhe gjithashtu me Mbretin Karli III, ndërsa herë pas here ka marrë përsipër dekorimin e rezidencave mbretërore./abcnews.al