Sydney Sweeney është vënë sërish në qendër të vëmendjes së fansave pas publikimit të fotove të fundit për promovimin e koleksionit të ri të Syrn, markës së saj. Aktorja amerikane pozon me të brendshme të bardha prej dantelle dhe një pelerinë me gëzof.
Të lidhura
None found
28-vjeçarja, e njohur për rolin e saj në serialin “Euphoria”, prezantoi linjën e re “romantike” të markës së të brendshmeve përmes një paraqitjeje që ndërthur elegancën me sensualitetin.

Në fotografi, Sweeney ka veshur një reçipetë të bardhë dantelle me të brendshme të kombinuara, ndërsa pamjes i ka shtuar një pelerinë të dekoruar me gëzof, të vendosur mbi supe.

Publikimi shkaktoi reagime të shumta mes ndjekësve të saj në rrjetet sociale. “E mrekullueshme”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër u shpreh: “Gruaja më e bukur që kam parë në jetën time”.
Për promovimin e Syrn, Sydney Sweeney ka zgjedhur edhe më parë imazhe të guximshme. Vetëm pak ditë më herët, ajo ndau një video me modelen Amélie Tremblay, në të cilën të dyja prezantonin veshje të koleksionit “Playful – Small Town Girl” të markës.

Gjatë muajve të fundit, aktorja është përqendruar në promovimin e markës që lançoi këtë vit, pa lënë mënjanë projektet e saj në kinematografi.

Aktualisht, Sweeney po qëndron në Australi, ku po xhiron një projekt të ri. Atje ajo është parë edhe në shoqërinë e partnerit të saj, producentit muzikor Scooter Braun.
