Të paktën katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që tronditi Tajvanin mëngjesin e së mërkurës. Ky konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm i 25 viteve të fundit. Ka ende shumë njerëz të izoluar në ndërtesat e dëmtuara si dhe nën rrënoja.
Epiqendra e goditjes ishte në det të hapur dhe ndaj është paralajmëruar për një tsunami të mundshëm.
Ngjarja ndodhi në orën 8 me orën lokale, një kohë në të cilën shummë njerëz ishin larguar nga shtëpitë për të shkuar në shkollë apo në punë.
/tiranapost