Kleviol Ahmeti, i njohur nga të gjithë si ‘Cllevio’, ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë periudhës që po qëndron në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Shqetësimet për gjendjen e tij nisën dy ditë më parë, kur stafi që menaxhon llogaritë e tij konfirmoi nevojën për një trajtim të specializuar.
Gjatë ditës së sotme, një përditësim në llogarinë e tij në Instagram ka njoftuar ndjekësit se operacioni ka përfunduar pa probleme.
Bashkëngjitur një fotografie ku reperi shfaqet në ambientet e spitalit, stafi ka shkruar: ‘Ganggo më i fortë se kurrë, post-operacionit me sukses. Ju falënderon për mesazhet e dërguara, në pamundësi për t’u kthyer të gjithëve’.
Shkaqet e sakta të këtij komplikacioni shëndetësor nuk janë bërë të ditura, por mjekët kanë konfirmuar kalimin e fazës kritike dhe nisjen e rikuperimit.
