Lajme

FOTOLAJM/ Momenti kur personat e armatosur “mësyjnë brenda biznesit të Vasil Bedinajt

Një konflikt i rëndë ndodhi ditën e sotme në hotel ‘Regina’ në Orikum, biznes në pronësi të Vasil Bedinajt.

Persona të armatosur mbërritur me makina luksoze dhe e kanë kërcënuar biznesmenin, duke i kërkuar para. Pjesë e tyre ka qenë dhe biznesmeni tjetër, Luan Muça, pronar i “Delta Group”. Ky i fundit, sipas burimeve, rezulton se është në një konflikt me Bedinajn për një tokë në Palasë.

Në këto pamje, duket momenti kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Vasil Bedinajt.

Në foto shihen dy persona të ulur në tavolinë, ndërsa pranë tyre janë 3 persona të tjerë të veshur me të zezë, teksa njërit prej tyre i shihet edhe një armë në dorë.

Të Ngjashme