Lajme

FOTOLAJM/ Vlora e dyta mes 10 destinacioneve më të kërkuara për 2024-ën

Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara për turistët.

Bregdeti i kaltër, malet e thepisura, momumentet kulturore dhe historia e pasur në kombinim me çmimet jo shumë te larta për standartet europiane kanë tërhequr mijëra turistë të huaj drejt vendit tonë.

Sipas Booking.com , “Xhevahiri” i Ballkanit Vlora renditet e dyta mes 10 destinacioneve më të kërkuara turistike për vitin 2024.

Booking.com njofton turistët se Vlora ofron pushime Evropiane si në Maldive por shumë më lirë në çmim. Në krye të listës  është Beppu që ndodhet në Japoni.

Më poshtë harta me 10 destinacionet që mendohet se do të jenë më të kërkuara nga turistët përgjatë 2024-ës

 

“Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është arratisja me pushime më në trend për vitin 2024 për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe çmimeve të lira për të gjitha kategoritë e udhëtarëve. Vlora, kjo perlë e nënvlerësuar bregdetare, që është dhe pikënisja e Rivierës Shqiptare ka shumë për të eksploruar lart e poshtë bregdetit të saj. “Shtëpia” e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, vija e saj bregdetare u ofron vizitorëve pushime Evropiane si në Maldive por shumë më lira”, shkruan Booking.com për Vlorën.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo