Arbër Çepani ka zgjedhur mikeshën e tij, Lei Krajën për të ardhur në premierën e filmit “Policë për Jetë”. Dy kolegët kanë treguar se mes tyre ka edhe një miqësi të mirë, ose ndoshta edhe diçka më shumë.
Kujtojmë se pak kohë më parë, vetë moderatorja u shpreh se donte të bënte një fëmijë me Arbrin.
Të lidhura
None found
“Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim”, – u shpreh moderatorja.
E pas këtyre deklaratave, tashmë dyshja shihet së bashku në evente. Ndoshta deklaratat nuk kanë qenë edhe aq me shaka.


