ShowBizzz

Fotot bëjnë xhiron e rrjetit, a është kjo gruaja misterioze e Ludo Lee?

Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vendosur në qendër të vëmendjes banorin e “Big Brother VIP Kosova 4”, Ludo Lee.

Imazhi tregon Ludon pranë një gruaje në një dasëm pranë çiftit, gjë që ka nxitur menjëherë spekulimet e ndjekësve nëse kjo është partnerja e tij e jetës, për të cilën ai nuk ka folur ende brenda shtëpisë.

Moneytizer Paragrafi 2

Edhe pse Ludo Lee e ka pranuar gjatë qëndrimit të tij në format se është i martuar, ai ka zgjedhur të jetë mjaft diskret sa i përket detajeve.

Deri më tani, pak dihet për jetën që ai bën jashtë kamerave, duke e mbajtur këtë pjesë të jetës plotësisht private dhe larg syrit të publikut.

Moneytizer Paragrafi 4

Pavarësisht qarkullimit masiv të kësaj fotoje, ende nuk ka një konfirmim nëse personi në krah të tij është vërtet gruaja e tij apo thjesht një mike apo e afërme.

Megjithatë, kureshtja e fansave mbetet e lartë, ndërsa të gjithë presin nëse Ludo do të rrëfejë më shumë rreth jetës së tij private gjatë rrugëtimit të tij në BBVK. /Prive By Liberta



ks