ShowBizzz

Fotot e reja të Shakirës bëhen virale

Kënëgtarja e njohur, Shakira është rikthyer në Instagramin e saj me një sërë fotosh të reja. Ylli i popit po përgatitet për performancën e saj në MTV VMA, ku do të nderohet me çmimin Michael Jackson Vanguard.

Këngëtarja 46-vjeçare nga Kolumbia ka shpërndarë një sërë fotosh në Instagram. Mes fotove që ajo ka postuar, është edhe një që tregon Shakira duke pozuar me këmbët pas kokës, e cila është bërë kudo në rrjet virale.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Shakira shkroi: “Si mendoni? Nga cila këngë është kjo pozë? Mezi pres të martën!”.

Kujtojmë që Shakira është e nominuar për disa çmime në MTV VMA. Këto janë: “Artisti i vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë” për TQC me Karol G si dhe “Kënga më e mirë latine” për TQC dhe Acróstico./abcnews.al