LifeStyle

FOTOT – Martohen princ Leka dhe Blerta Celibashi, Pallati mbretëror tregon detaje nga ceremonia

Në një ceremoni private, princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë!

Me anë të një komunikate zyrtare, Pallati Mbretëror ka zbuluar detaje nga ceremonia.

Image

Komunikata e plote

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.

Oborri Mbretëror Shqiptar

Tiranë, 15 mars 2026

Image

Të Ngjashme