Shkencë & Teknologji

Franca voton pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç!

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që ndalon përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, një veprim i mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron, si një mënyrë për të mbrojtur të miturit nga koha e tepërt e kaluar para ekranit.

Projektligji u miratua me 130 vota pro dhe 21 kundër, në një seancë maratonë në Asamblenë e ulët Kombëtare.

Projektligji do të shkojë në Senat, Dhomën e Lartë, përpara se të bëhet ligj.

Shefi i Elizesë përshëndeti votimin si një “hap të madh” për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët francezë.

Emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë për shitje e as për t’u manipuluar, as nga platformat amerikane dhe as nga algoritmet kineze.

Ligji që gjithashtu parashikon ndalimin e telefonave celularë në shkollat ​​e mesme do ta bënte Francën vendin e dytë që ndërmerr një hap të tillë pas ndalimit të Australisë për fëmijët nën 16 vjeç, në muajin dhjetor.

Autoritetet duan që masat të zbatohen që nga fillimi i vitit shkollor 2026 për llogaritë e reja.

Rreziqet e listuara përfshijnë ngacmimin kibernetik, si dhe ekspozimin ndaj përmbajtjes së dhunshme.

Qasja në një shërbim të rrjeteve sociale online, të ofruar nga një platformë online është e ndaluar për të miturit nën moshën 15 vjeç.

Projektligji përjashton enciklopeditë online e platformat arsimore.

Ish-kryeministri francez Gabriel Attal, tha se shpreson që Senati ta miratojë projektligjin deri në mesin e shkurtit, në mënyrë që ndalimi të hyjë në fuqi, më 1 shtator.

Platformat e mediave sociale do të kenë afat deri më 31 dhjetor për të çaktivizuar llogaritë ekzistuese, që nuk përputhen me kufirin e moshës.




Të Ngjashme