Lajme

Fshatrat e Podujevës nesër do të mbesin pa ujë për disa orë

KRU Prishtina ka njoftuar se ditën e nesërme për disa orë, duke filluar nga ora 11:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gypin kryesor që furnizon fshatrat në komunën e Podujevës.

Në njoftim shtohet se, kjo ndërprerje do bëhet për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe sigurimit të një furnizimi më të qëndrueshëm në të ardhmen.

Të Ngjashme