Lajme

Fshihen grafitet kundër vëllait të Gani Gecit

Janë fshirë grafitet kundër Fadil Gecit, vëllait të Gani Gecit që dëshmoi në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Këto grafite, të cilat e shfaqnin portretin e Fadil Gecit me një shkrim denigrues të vendosur nën të, u vendosën në disa mure në qendër të Prishtinës të enjten.


“Sh* i biri i shk***”, shkruhej në grafite.Gani Geci, i cili tha se e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, e akuzoi Hashim Thaçin se qëndron prapa grafiteve.