ShowBizzz

Fshiu foton me djalin e saj, Ajsel Grezda tregon se përse u pendua

Eros Grezda dhe Ajsel Abazi u bënë prindër për herë të parë pak javë më parë, teksa erdhi në jetë djali i tyre, Kian.

Që nga ajo kohë, çifti ka zgjedhur që momentet që kalojnë me bebin t’i mbajnë sa më private, edhe pse nuk e kanë fshehur aspak lumturinë që ndjejnë, ndërsa para pak ditësh ishte vetë Ajsel që postoi për herë të parë portretin e të birit, duke e prezantuar me të gjithë personat në Instagram.

Megjithatë ndjekësit e çiftit në rrjetet sociale kanë vënë re që fotoja e bukur, nuk ndodhet më në profilin e Abazit dhe pikërisht për këtë e kanë pyetur në rubrikën e fundit të pyetjeve në Instagram,

Ajsel u tregua mjaft e sinqertë, duke thënë se u fiksua me syrin e keq dhe Kian është ende shumë i vogël dhe vendimi i saj për ta postuar, edhe pse ishte marrë më shumë dëshirë, kishte qenë i nxituar.

“Pse hoqe fotot me bebin”, e pyeti ndjekësi.

Se u fiksova me syrin e keq. Eshte akoma shume i vogel, por kisha shume deshire ta postoja edhe nuk u mendova mire”, tha Ajsel.