Në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar Kursi i Avancuar për Snajper, me fokus në aftësimin dhe përgatitjen e pjesëtarëve për realizimin e detyrave të vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe vlerësuar në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë organizimin dhe planifikimin e misionit, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer, aftësitë fushore, përfshirë kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit (Stalking), si dhe identifikimin dhe angazhimin e caqeve sipas prioriteteve të përcaktuara në mision.
Përmes trajnimeve të avancuara, FSK-ja vazhdon të investojë në rritjen e profesionalizmit, disiplinës dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale.
