Lajme

FSK: Kolonel Krasniqi përfundon kursin elitar në FARSH

Në FARSH është përmbyllur me sukses Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, një program i nivelit strategjik i dedikuar për përgatitjen dhe avancimin profesional të drejtuesve ushtarakë dhe civilë.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimeve për ngritjen e vazhdueshme profesionale të personelit të FSK-së, Kolonel Ali Krasniqi ka diplomuar me sukses në këtë kurs të rëndësishëm strategjik.

Njoftimi:

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe synimit të Komandantit të FSK për ngritjen dhe avancimin profesional të personelit të FSK-së, Kolonel Ali Krasniqi ka diplomuar në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë që ka për qëllim përgatitjen strategjike të drejtuesve ushtarakë dhe civilë.

Në këtë kurse të nivelit strategjik pjesëmarrës ishin nga Shqipëria, vendet e NATO-s dhe partnerë ndërkombëtarë, duke forcuar bashkëpunimin, lidershipin dhe vizionin e përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen

Të Ngjashme