Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi përmbylljen e aktiviteteve për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së me ceremoninë e “natës së zjarreve” në kazermën “Adem Jashari”.
Gjatë ceremonisë u ndez flakadani përkujtimor në nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës.
