Lajme

FSK organizon trajnime në Badoc dhe Koliq, Komuna e Prishtinës del me detaje

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete që do të zhvillohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës në fillim të muajit shkurt.

Ushtrimi i parë nga FSK-ja do të zhvillohet më 3 shkurt në zonën e Badocit, kurse tjetri në atë të Koliqit, më 6 dhe 7 shkurt.

Komuna thekson në një postim në rrjetet sociale se ushtrimet dhe aktivitetet e ngjashme kanë karakter profesional dhe edukativ dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të tyre.

Moneytizer Paragrafi 4




Të Ngjashme