ShowBizzz

‘Ftesë në 5’/ Endrit Thaçi kryeson kërkimet në Google, ekspertja e IT zbulon të dhënat pas vendimit të Hagës

Ekspertja e IT-së, Nadia Elbasani, deklaroi në emisionin ‘Ftesë në 5’ se emri i Endrit Thaçit, djalit të ish-liderit të UÇK-së Hashim Thaçi, pati një rritje të jashtëzakonshme kërkimesh në Google dhe YouTube gjatë ditës kur u shpall vendimi i Hagës për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Sipas saj, ajo që spikati më shumë gjatë monitorimit ishte se Endrit Thaçi rezultoi më i kërkuar në Google sesa vetë PDK-ja.

Të lidhura

None found

“Në ditën e vendimit të Hagës, emri i Endrit Thaçit dhe ai i djalit të Kadri Veselit u kërkuan masivisht. Ajo që më tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte krahasimi mes PDK-së dhe Endrit Thaçit. Në Google, Endriti kishte më shumë kërkime se vetë PDK-ja. Ky rezultat të çon drejt një kërkese që duket se ekziston te populli i Kosovës: dëshira që këta djem të rikthejnë historinë e Kosovës”, tha Elbasani.

Ekspertja shtoi se edhe UÇK-ja u bë objekt i një numri të lartë kërkimesh në Google dhe YouTube, veçanërisht në ditën e vendimit të Hagës, kur njerëzit kërkonin më shumë detaje.

“Brezi i ri kërkon më shumë nga këta djem. Fakti që vëmendja përqendrohet edhe te aspekti fizik nuk do të thotë se kjo e largon interesin nga personazhi”, u shpreh ajo.

Të Ngjashme