Lajme

Fund i kurtheve politike, çfarë po paralajmëron Preqi

Opinionisti Dedë Preqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, të cilat ai i konsideron të padrejta.

Sipas tij, këto masa, përfshirë suspendimin e fondeve dhe përjashtimin nga takimet e BE-së, ishin të paarsyeshme, pasi tensionet në veri të vendit nuk u shkaktuan nga qeveria Kurti, por nga grupime serbe të koordinuara nën udhëheqjen e Vuçiqit.

“BE-ja, i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, mbas tri vitëve, e cila i kishte vendosë pa të drejtë në vitin 2023, përshkak të përshkallëzimit të situatës dhe sigurisë në veri të vendit, duke e akuzuar qeverinë Kurti, për veprime të pa kordinuara, apo si veprime të njëanshme edhe përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve,

BE-ja, e ndërshkoi Kosovën, me se përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, me suspendimin nga Programi i Fondeve të BE-së, për Kosovën, pastaj suspendimi për mos Ftesën e Kosovës, në takime të niveleve të Larta, dhe supspendimi në mos Miratimin e Projekteve nga Fondet e Investimeve të BE-së, për Ballkanin Perëndimor.

Ndëshkimi i Kosovës përmes këtyre masave ndëshkuese ishte i pa arsyeshëm, i cili bazën e saj ndëshkuese nuk e kishte të arsyeshme dhe reale, sepse tensionet në veri të Kosovës, nuk i shkakëtoi qeveria Kurti, por ato u bënë të planifikuara nga serbët lokal në bashkëpunim me të tjerë të ardhur enkas për ta destabilizuar këtë pjesë të vendit, nën derigjimin e Vuçiqit”, ka thënë ai.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Ai ka vlerësuar se këto masa e kanë ngadalësuar zhvillimin e vendit, duke kufizuar përfitimet financiare dhe investimet nga BE-ja.

“Në katër komunat veriore me shumicë serbe, ishin vet-larguar nga institucionet komunale, duke filluar nga kryetarët e komunave, policët, gjyqëtarët, shërbyesit civil dhe të tjerë, duke i lënë vendet boshe, të cilat sipas ligjit dhe Kushtetutës së vendit nuk do duhej të mbetën të tilla dhe në bazë të kësaj situate qeveria Kurti, ndërmuar dhe organizoi zgjedhje të reja, duke i plotësuar këto vakume institucionale, duke marrë një lloj përkrahje edhe nga disa vende të Quinti-t, në Kosovë.

Po sikur ky ndëshkim do ti ndodhte Serbisë, me siguri se do ndodhte diçka e pa parë, duke e ngritë tërë bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-në, në këmbë, ndërsa me Kosovën, kjo do të ndodhte si një lojë e kurdisur, që të qon në një lloj «kurthe» që të ngulfat dhe kaplon, pastaj e ke vështirë me u lirue prej saj, edhe pse veprimet e qeverisë Kurti, përqëndroheshin në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit dhe pa cënuar të drejtat e ndonjë minoriteti.

Është e qartë se këto masa të ndëshkimit e dëmtuan shumë Kosovën, duke e ngadalësuar në shumë procese të zhvillimit dhe planifikimit, kur bëhët fjalë për mungesën e përfitimeve financiare nga BE, dhe investimeve në projekte shumë të rëndësishme për vendin”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Preqi ka nënvizuar se gjatë kësaj periudhe, disa kërkesa të BE-së për Kosovën ishin më shumë në përputhje me interesat e Serbisë, si krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, dhe disa zyrtarë të BE-së, përfshirë Josef Borrell dhe Miroslav Lajçak, vepruan në mënyrë të njëanshme në favor të Serbisë.

“Dhe kur bëhëj fjalë për heqjen e këtyre masave sanksionuese nga BE-ja, sikur ndaj tyre gjindeshin arsye dhe rrugë të ndryshme, të cilat kërkesa më shumë përputhëshin me ato të Serbisë, siq ishte Krijimi i Asociacionit të komunave serbe, se sa kërkoheshin reforma të reja dhe plotësimin e tyre.

Dhe tani pas tri viteve ndodhi heqja e këtyre sanksioneve, të cilat Kosova dhe populli i saj i mirëpritën, sepse këtij aspekti i përkasin edhe shumë investime dhe plane të tjera, të cilat BE-ja, nuk e pati shumë për nguti, që këto sanksionime ti heq më herët, por me heqjen e tyre do ti arsytonte disa zyrtarë të vet, duke thënë, se heqja e këtyre masave ishte çështje institucionale dhe jo e dikujna tjetër, që spekulohet për mbajtjen dhe afatet kohore.

Çfarë donte të thonte zyra e BE-së, me këto fjalë, duke e treguar edhe vet një arsye të tillë, se në këto spekulime janë përfshirë edhe disa aktorë të saj, të cilët i njohëm fort mirë se si vepruan në mënyrë të njëanshme dhe në favor të Serbisë, siq ishte shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josef Burrel, Llajçak dhe shumë të tjerë”, ka theksuar ai.

Në fund, Preqi ka cilësuar se Kosova ka obligime strategjike për t’u përfshirë në Këshillin e Evropës, programin Partneritet për Paqe të NATO-s dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Me heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja, Kosova do të përfitojë në shumë aspekte, përveç asaj në bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe BE-së, do të përfitojë edhe në përfitimin e Fondeve, që BE-ja, i shpërndan për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi i jonë.

Heqja e këtyre sanksioneve do të intensifikojë dhe shtyej zbatimin e shumë  reformave të nevojshme që lidhen me BE-në, të cilat avansojnë në përmbushjen e obligimeve të ndërmarra në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, elementet e sëcilës zbulojnë tiparin e rrugëdaljeve dhe ngërçëve politike.

Kosova, ka shumë obligime para vetës, të cilat duhet ti kryej sam a parë, me synimin e saj politik dhe strategjik në aplikimin e Kosovës, për anëtarësim në Këshillin e Evropës, dhe synimin e saj për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe, të NATO-s, dhe inkuadrimin e saj në organizatat tjera ndërkombëtare”, ka përfunduar Preqi.

Të Ngjashme