Lajme

“Fushatë e heshtur”? Aktivitetet e Vjosa Osmanit ngjallin pikëpyetje për të ardhmen e saj politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë të mërkurën përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e 6 marsit. 

Kushtetuesja anuloi këtë dekret, duke i dhënë mundësi Kuvendit edhe për 34 ditë të tentoj zgjedhjen e Presidentit të ri, në të kundërtën Kuvendi do të shpërbëhet automatikisht dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Mirëpo, Osmani pak ditë para këtij vendimi ka filluar një ‘fushatë’ zgjedhore, duke takuar qytetarët nëpër komuna të ndryshme dhe duke dëgjuar hallet e tyre.

Këto vizita të saj janë komentuar si nisje e një fushatë zgjedhore.

Njohësit e ҫështjeve politike kanë komentuar këto zhvillime.

Kështu, profesori i juridikut dhe analisti politik Blerim Burjani vlerëson se angazhimet e fundit të presidentes në terren mund të lidhen me plane për të ardhmen e saj politike.

“Po bën fushatë” — Burjani: Presidentja mund të krijojë parti të re 

Image
Blerim Burjani

“Po, ajo është presidente, por nëse po bën fushatë, kjo do të thotë se synon të krijojë një listë qytetare për të garuar. Përndryshe, nuk ka arsye që një presidente, në fund të mandatit, të dalë nëpër komuna. Duhet të ketë motive për këtë,” deklaroi Burjani.

Sipas tij, vetë termi “fushatë” nënkupton kërkesë për mbështetje publike ndaj një personaliteti apo një politike të caktuar.

Pra, duhet të jetë e qartë arsyeja,” theksoi ai.

Burjani shtoi se, nëse vizitat vazhdojnë me të njëjtin intensitet, kjo mund të sinjalizojë krijimin e një subjekti të ri politik.

“Mendoj se nëse vazhdon kështu me vizita, ajo do të formojë një lëvizje të re politike,” u shpreh ai.

Sipas analistit, presidentja ka vetëm dy opsione për të ardhmen e saj politike.

Përndryshe, mendoj se ajo ka dy rrugë: ose të krijojë një lëvizje të re politike, ose të kthehet në LDK. Tani, ajo le të vendosë vetë çfarë dëshiron,” përfundoi Burjani.

“Fushatë e heshtur”, Osmani po teston terrenin politik

Image
Visar Dili

Ndërkaq, analisti politik Visar Dili vlerëson se vizitat e presidentes Vjosa Osmani nëpër komuna nuk mund të konsiderohen thjesht si aktivitete rutinë institucionale.

“Vizitat e Vjosa Osmanit në këtë fazë politike vështirë se mund të shihen vetëm si aktivitet rutinë institucional. Intensiteti i shtuar i takimeve me qytetarë, sidomos pas një periudhe kur këto vizita nuk kanë qenë të shpeshta gjatë mandatit të saj, krijon perceptimin e një mobilizimi më të gjerë politik

Të Ngjashme