Lajme

Fushë-Kosovë – Vidhen 1 mijë shpezë, vlera e tyre rreth 15 mijë euro

Një person ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur i kanë vjedhur 1000 shpezë nga ferma e tij në vlerë prej 15 mijë euro.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Fushë-Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Miradi e Epërme, Fushë Kosovë  16.10.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur nga ferma e tij rreth 1000 shpezë në vlerë rreth 15 mijë euro. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./teve1.info/