ShowBizzz

Futbollistja e Kombëtares i jep fund aludimeve: Noizyn e kam mik, mjaft më me shpifje!

Një lajm ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale ku thuhej se Mimoza Hamidi është në një histori dashurie me reperin Noizy.

Futbollistja e Kombëtares ka reaguar menjëherë, teksa në një prononcim të shkurtër për Newsbomb/ Newsport ka mohuar të gjithë zërat duke thënë se nuk ka asnjë të vërtetë. Ajo pohon se e njeh reperin, por çdo gjë mbetet në kuadër të miqësisë.

“Fillimisht më lejoni t’iu them se nuk ka asgjë të vërtetë për ato që qarkullojnë në rrjetet sociale. Nuk është e drejtë dhe nuk më ka ndodhur asnjëherë që emri im të jetë në çdo media. Me Noizyn njihem dhe më respekton pasi përfaqësoj fanelën e kombëtares shqiptare.

Kjo nuk i shkon për shtat figurës sime dhe ftoj të gjithë ato medie që kanë dyshime, të më kontaktojnë personalisht. Kam parë që është aluduar edhe për rrjetet sociale, por iu garantoj që nuk ka asgjë veç miqësise time me të. Më vjen keq që persona të papërgjegjshëm të “TikTokut” tentojnë të përbaltin figurën time. Faleminderit ju që më kontaktuat!”, ka deklaruar Mimoza Hamidi.

TS Poll - Loading poll ...


NewsBomb