Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit do të varet nga qëndrimi i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Sipas tij, nëse LDK garanton që deputetët do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit më 15, gjasat janë që Vjosa Osmani të rikandidojë për një mandat tjetër. Në të kundërtën, ai vlerëson se mundësitë për kandidaturën e saj janë minimale.
Gacaferi theksoi se ekzistojnë dy opsione: një kandidat konsensual mes partive parlamentare ose kandidatë të veçantë nga secila parti, ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme i konsideroi si opsion me pak gjasa.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, ju e ndëgjuat KM Kurti, se kur jemi te tema e kandidatit/tes për president kemi dy opsione:
1. Kandidat për President konsensual e unifikues me partitë politike parlamentare!
2. Kandidat për president nga secila parti e kush fiton votat e duhura në parlament ai ose ajo do zgjidhet!
Unë e kam thënë moti, vazhdoi ta them edhe sot, gjithçka do varet nga LDK, nëse të hënën kur të takohet Kurti me Abdixhikun e ky i fundit ja jep garancinë se deputetet e LDK’së qëndrojnë në sallë të 15-tit, gjasat reale mbesin qe Vjosa Osmani të jetë prapë kandidate edhe për një mandat tjetër!
Nëse zt. Abdixhiku të hënën nuk ja jep garancinë qe 15 deputetet e LDK’së do qëndrojnë në sallë, unë i shoh gjasat minimale qe zonja Osmani të jetë kandidate edhe për një mandat!
I bindur jam qe zt. Kurti, sot qëllimisht nuk përmendi asnjë emër si kandidat i mundshëm nga radhët e VV’së, sepse është duke e pritur takimin e nesërm me Abdixhikun dhe tek pas këtij takimi do e mësojmë përfundimisht emrin e kandidatit/es për president!
Shkurt, shqip, gjithçka varet nga qëndrimi i LDK’së nesër se a do kemi një kandidat konsensual për president qe vjen nga VV – LDK apo do kemi kandidat për president qe nominohet nga partitë respektive!
E fundit zgjedhjet e jashtëzakonshme mbetën një opsion por me gjasa minimale sepse asnjë parti nuk ka interes të shkoj në zgjedhje të jashtzakonshme shkaku i presidentit!
