Lajme

Gacaferi me akuza të ashpra ndaj Ramës: Po e flakin në fund të samiteve

Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gacaferi ka krahasuar Ramën me Aleksandar Vuçiç, duke pretenduar se ai po lihet në fund gjatë samiteve dhe se liderët e tjerë nuk dëshirojnë ta kenë pranë në fotografitë zyrtare.

“Qishtu edhe Vuqiçin filluan ta gjuanin në fund e ta poshtëronin ku askush nuk e dëshironte ta kishte pranë në fotot zyrtare të samiteve të ndryshme!

Tash kështu po e flakin krejt në fund edhe Vuqiçin e Tiranës, askush nuk e don ta ketë pranë vetës në foto!”, shkruan ai.

Të Ngjashme