Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në një postim në Facebook ka kujtuar disa nga figurat intelektuale dhe veprimtarët shqiptarë që janë vrarë pabesisht në vitet pas luftës. Në listën e tij, Geci përmend emra të njohur si Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Bekim Kastrati, Besim Dajaku dhe të tjerë që, sipas tij, u vranë “tinëzisht pas shpine.”
Në postim, Geci citon vetveten duke thënë: “Ti nuk bën me kallxu kush të ka vra, e ata bënë me m’vra?”, duke vënë theksin mbi heshtjen që është imponuar për këto vrasje. Në këtë postim, ai përmend figura të ndryshme që kanë humbur jetën dhe thekson se ende nuk është treguar kush qëndron pas këtyre atentateve.
Në videon e bashkangjitur postimit, Geci vazhdon duke akuzuar për mosndriçimin e këtyre vrasjeve dhe pyet publikisht: “Hajde une kokna i keqi, po Xhemajl Mustafa? Hajde une kokna i keqi, po Ibrahim Rugova, kush ja qiti bombën?” Me një ton të fuqishëm dhe emocional, ai përmend edhe vrasjen e Bekim Dajakut, të cilin thotë se e kishte njohur mirë, dhe përmend faktin se Bekimi do të martohej brenda dy javësh para se të vritej.
Geci shpreh dhimbjen dhe frustrimin e tij për vrasjet e kolegëve të tij, duke përmendur se Bekim Kastrati, gazetari i vrarë i “Bota Sot,” la pas dy vajza të vogla.
Ky postim dhe deklaratat e tij pritet të ngjallin diskutime në opinionin publik, veçanërisht për të rikthyer vëmendjen mbi një periudhë të ndërlikuar të historisë së Kosovës, ku figura të rëndësishme u vranë në rrethana të errëta dhe pa u ndëshkuar autorët.
Postimi i plotë i Gani Gecit përfshin:
Gani Geci: „Ti nuk bën me kallxu kush të ka vra, e ata bënë me m’vra,?
Keta jane disa figura intelektuale nga ata qe u vrane tinez prapa shpine!
Ahmet Krasniqi
Xhemajl Mustafa
Shaban Mani
Smajl Hajdari
Tahir Zemaj
Hasan Zemaj
Bekim Kastrati
Besim Dajaku
Komandant Drini
Ali Uka
Ilir Konushevci
Haki Imeri
Ukë Bytyqi
Azem Ahmeti
Shefki Popova
Bardhyl Ajeti
Ukë Bytyqi
Enver Maloku
Sabahate Tolaj
Ismet Rrahmani
Ismet Raci
Isuf Haklaj
Xhafer Behrami
Baki Behrami