LifeStyle

Gargarë me ujë të vakët, 5 përfitime direkte

Mirëmbajtja e shëndetit të gojës është e rëndësishme jo vetëm për të por për të gjithë organizmin sepse goja është një markues i shëndetit të trupit.

Kjo pjesë e organizmit nuk funksionon vetëm për rrugëtimin e ushqimit dhe pijeve deri në stomak. Goja mund të jetë një portë hyrëse për baktere, mikrobe e sëmundje.

Nëse shëndeti i gojës nuk është i mirëmbajtur, atëherë goja mbushet me baktere që shkaktojnë infeksione të rënda. Në të shkuarën, qytetërime të ndryshme të cilat sigurisht nuk kishin as furçë as pastë dhëmbësh, kishin metoda krejt natyrale për të pastruar gojën.

Që nga viti 5,000 para Krishtit, Romakët dhe Grekët e Lashtë përdornin gargarën me ujë të kripur e të vakët. Gjurmë të të njëjtës metodë janë zbuluar edhe në librat e lashtë të mjekësisë popullore kineze apo indiane. Në disa rrëfenja thuhet se gargara bëhet më efikase nëse në shtohen edhe disa pika uthull molle.

Kurë natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit
Kur dhembi dhëmb, njeriu e ka të vështirë të marrë trajtim sepse edhe dentisti duhet të presë që dhimbja të pushojë para se të ndërhyjë. Kësisoj, nëse keni dhimbje dhëmbi dhe duhet të shkoni tek mjeku, bëni gargarë me ujë të kripur e të vakët.

Dhimbjet e fytit
Gargara me ujë të vakët e të kripur është shumë e mirë për të shëruar dhe trajtuar fytin e irrituar. Ajo largon dhimbjet dhe kruarjet e fytit. Kripa shkatërron çdo terren të krijuar nga bakteret në fyt dhe përthith lagështinë e krijuar. Kjo gargarë rekomandohet të përdoret edhe për bajamet dhe probleme të tjera të fytit.

Era e keqe e gojës
Një nga përfitimet e rradhës të gargarës me ujë të vakët e të kripur është se largon erën e keqe të gojës. Kjo e fundit mund të shkaktohet nga ushqime të caktuara por edhe infeksione. Gargara me ujë të vakët e të kripur largon erën e keqe të gojës të shkaktuar prej ushqimit. Kripa mund të ndryshojë pehashin e gojës dhe pengon prodhimin e mikroorganizmave që shkaktojnë erë të keqe.

Zhbllokon rrugët e frymëmarrjes
Gargara me ujë të vakët e të kripur rekomandohet të largojë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes që ndodh si pasojë e të ftohurës. Ky lëng me kripë shkatërron bakteret por edhe hollon sekrecionet e trasha të mbledhura në hundë dhe lehtëson daljen e tyre.

Gjuha
Gjuha mund të vishet shpesh me një shtresë të bardhë. Kjo ndodh si pasojë e mos pastrimit. Shtresa e bardhë e gjuhës mund të largohet me një gargarë me ujë të kripur e të vakët.

Gargara rekomandohet edhe kur keni djegur gjuhën pas ngrënies së një pjate të nxehtë./AgroWeb